Plagosja e dy personave në Pejë, arrestohen 7 të dyshuar!

03 nëntor 2021 | 08:39

Zëdhënësi i PK-së në rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmoi se janë arrestuar shtatë të dyshuar.

Ai bëri të ditur se të lënduarit po trajtohen në QKUK për shkak të natyrës së lëndimeve.

“Mbrëmë rreth orës 23-25 Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Sak Fazlia”. Në këtë rast kanë qenë të përfshirë nëntë persona, ku si pasojë e gjuajtjes me armë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim në spitalin e Pejës, mirëpo për shkak të natyrës së lëndimeve janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejm.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes menjëherë dhe ka arrestuar shtatë persona, po ashtu janë konfiskuar edhe 3 gëzhoja të armës.

Rasti është cilësuar “Tentim vrasje e rëndë”, u shpreh ai për “IndeksOnline”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës.…