Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë, deklarohen nga spitali
13 shkurt 2026
| 22:59
Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, është duke u trajtuar një person për shkak të lëndimeve që ka marrë në këmbë, nga arma e zjarrit.
Këtë për Express, e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës Shpend Fazliu. I njëjti ka bërë të ditur edhe se personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetë.
‘’Ju konfirmojmë se në ora 22:25, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është paraqitur për trajtim mjekësor emergjent, një rast( 1982). Pas ekzaminimeve mjekësore nga stafi Emergjent, është konstatuar lëndim në këmbë, me armë zjarri. Aktualisht, po vazhdon trajtimi dhe i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë!’’, ka njoftuar ai.



