
Platforma “Liria ka Emër” organizon një marsh simbolik me motorë, nga Prishtina drejt Hagës dhe Brukselit
Themeluesit e Platformës “Liria ka emër”, ka njoftuar se gjatë gjysmës së muajit tetor do të organizojë një marsh simbolik me motorë, nga Prishtina drejt Hagës dhe Brukselit. Sipas njoftimit të “Liria ka Emër”, në këtë nismë janë përfshirë klube motoristësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të Europës, të cilët do t’i bashkohen marshimit për të dërguar një mesazh të fuqishëm: kërkesa për drejtësi është e gjallë dhe do të trokasë në dyert e institucioneve evropiane.
Njoftimi i plotë:
Platforma Liria ka Emër njofton se gjatë gjysmës së muajit tetor do të organizojë një marsh simbolik me motorë, nga Prishtina drejt Hagës dhe Brukselit.
Në këtë nismë janë përfshirë klube motoristësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të Europës, të cilët do t’i bashkohen marshimit për të dërguar një mesazh të fuqishëm: kërkesa për drejtësi është e gjallë dhe do të trokasë në dyert e institucioneve evropiane.
Ky marshim është një shenjë simbolike e unitetit, solidaritetit dhe vendosmërisë për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin.
Detaje të mëtejshme mbi itinerarin dhe organizimin do të bëhen publike me kohë.
#Liria ka Emër