PLATFORMA PËR BASHKIM E SKËNDERBEUT, REALIZOHET NË KOHË MODERNE NGA UDHËHEQËSI I KOMBIT ALI AHMETI, I PËRKRAHUR FUQISHËM NGA TARAVARI E SELA

06 shtator 2025 | 22:18


Ismet Sylejmani

Lëvizjet e mençura dhe shpresëdhënëse të Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, për unitet politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, janë vazhdimësi moderne e frymës skënderbegiane të pajtimit kombëtar!
Prijësi i madh i Kombit shqiptar Ali Ahmeti, duke i bashkuar të gjithë drejtuesit e partive kryesore politike shqiptare dhe joshqiptare në Maqedoninë e Veriut në Aleancën Kombëtare për Integrim, në mesin e të cilëve kanë vend të rëndësishëm dhe me influencë Dr. Arben Taravari e Dr. Ziadin Sela, në kohë rekorde po realizon me fuqi historike, platformën për bashkim kombëtar të Skënderbeut, e cila premton jo vetëm fitore të madhe në zgjedhjet që po afrojnë, por edhe unitet të madh të përspektivës, të pas zgjedhjeve, te cilat do të shënojnë fitore të paparë dhe të padegjuar në histori të popullit shqiptar deri më tani!

Hapai i madh kilometër i Skëndërbeut modern të kombit shqiptar Ali Ahmeti, i cili me krijimin e Frontit Kombëtar për Integrim – AKI në Maqedoninë e Veriut, ka përquar mesazhin e madh të burrit të urtë e largpamës të kombit, i cili në çaste dramatike, atëherë kur rrezikohet palca vertebrale kombetare, e ndal frymën, e ngritë shpatën lartë dhe i thërret të gjithë, të vegjël e të mëdhenj të afrohen e të bashkohen rreth tij dhe zbaton me besnikëri prej dishepulli besnik, kauzën e shenjtë skenderbegiane, për të cilën pa asnjë dyshim, ushqen admirim e tërë bota demokratike euroatlantike!

Të gjitha kancelaritë e planetit dhe në veçanti ato euroatlantike, ushqejnë simpati e respekt, për bashkimin e madh që është arritur, nën dirigjimin fantastik të shqiptarit të madh, liridashësit të shquar e politikanit atdhetar e patriot popullor çlirimtar, Udhëheqësit të lavdishëm të popullit, Atdheut e Kombit Ali Ahmeti!

Të mëdhenjtë bëjnë histori, ata realizoinë platforma progresive dhe arrijnë të projektojnë projekte reale, për të cilat marrin mësim nga e kaluara e sukseshme e kryeudhëqësve të padiskutueshëm të kombit!

PLATFORMA PËR BASHKIM E SKËNDERBEUT, REALIZOHET NË KOHË MODERNE NGA UDHËHEQËSI I KOMBIT ALI AHMETI, I PËRKRAHUR FUQISHËM NGA DR. ARBEN TARAVARI E DR. ZIJADIN SELA DHE TË TJERË LIDER POLITIK, SHUMË TË RËNDËSISHËM DHE PO AQ TË FUQISHËM!

Prishtinë, 6 Shtator 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i njohur i tifozëve të Kosovës, “Dardanët”, kanë dalë…