Pluhuri afrikan “mbulon” Kretën: Qiell ngjyrë portokalli dhe atmosferë mbytëse në Heraklion dhe Hania!

25 maj 2025 | 22:54

Pluhuri afrikan ka krijuar një peizazh të frikshëm në Heraklion dhe Hania Kretës Greqi, ku qielli ka marrë ngjyrë portokalli.

Siç shihet edhe në foto, pluhuri mbulon thuajse të gjitha zonat e Kretës.

E kombinuar me temperatura të arta, por edhe shi, është krijuar një atmosferë mbytëse për të gjithë banorët.

Mbrojtja Civile e Rajonit të Kretës ka lëshuar rekomandime për qytetarët që të shmangin udhëtimet e panevojshme, veçanërisht personat me probleme të frymëmarrjes ose të zemrës, fëmijët dhe të moshuarit.

Meteorologët vlerësojnë se fenomeni do të vazhdojë të paktën deri të dielën në mbrëmje, kur pritet një dobësim i erërave juglindore që kontribuojnë në transportin e pluhurit në Kretë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Visar Ymeri ka ngritur shqetësime serioze për qasjen…