“Po më shantazhojnë nga EULEX” – Bllaca shfaqet në email si i ndjekur nga të gjithë, por pa asnjë provë konkrete

10 korrik 2025 | 21:58

Në pjesën e katërt në emisionin Debat Plus, me autor Ermal Pandurin, u prezantuan dokumente, fotot e emaile nga cikli “Brenda laptopit të Bllacës, nga kush kontrollohej agjenti i dyfishtë?”.

Në materialet e publikuara thuhet se Bllaca ndiqte nga afër mediat dhe çdo deklaratë publike e politikanëve, sidomos ndaj tij, dhe këtë e përcillte menjëherë te hetuesit ndërkombëtarë.

Një rast i tillë ishte kur ai e konsideroi si kërcënim një deklaratë të Kadri Veselit në Kuvend më 12 shkurt 2015, ku ky i fundit kishte thënë se “së shpejti do të merrni vesh për kë punon Bllaca”.

Ai i shkruante prokurorit të EULEX-it, Danilo Cecarelli duke shprehur shqetësimin se po shantazhohej nga zyrtarë të lartë të EULEX-it që, sipas tij, kishin mbështetjen politike nga lidershipi i kohës.

“Me këtë dua tia rikujtoj z.Danilo Cecarelli se ….. ­në lidhje me rastin e Kadri Veselit ndaj meje në Kuvendin e Kosoves me 12.02. 2015 ku kishte then,,së shpejti do ta kuptoni se kush është Bllaca dhe pr kë punon ,, ­dhe biseda mes meje dhe Milaim Zekse me 23 mars 2015 ku thuhet ,,një zyrtar i lartë brenda në Eulex ka lëshur informata konfidenciale kunder teje Bllacë ,, Duke u bazuar në atë se çka përmbante raporti i publikuar mbrëm atëher lirsht mund të thuhet se unë jam duke u shantazhuar nga zyrtar të lartë brenda në Eulex të cilët e kan mbështetjen e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit kësaj afer duhet ti shtohet edhe Milaim Zeka ku ky person ka jetuar në Suedi për 20 vite si gazetar nga vendi ku vjen edhe Matt Matsson ku i cili në emisioni e mbrëmshëm ishte në qendër të këtyre aferave brenda në Eulex”, thuhet në letrën e Bllacës dërguar prokurorit të EULEX-it.

Më tej në emision janë publikuar edhe përgjimet audio mes Bllacës dhe hetueses Zdenka Pumper, ku kjo e fundit shfaqte frikën e saj se do të vritej

Gjatë bisedës, të dy diskutonin për frikën se prokurorët ndërkombëtarë nuk kishin guxim të ngrinin aktakuza ndaj “peshqve të mëdhenj”, për shkak të presioneve politike.

Bllaca: A e din çka mendoj unë? Unë mendoj, ai psikologu yt, qashtu po ia lojmë emrin prej sot, e din ti kush është ai.

Zdenka: Graniti.

Bllaca: Jo bre, ky osht shefi yt. Danillo.

Zdenka: Okej.

Bllaca: Jo unë kam informata shumë mirëpo nuk besoj çka më thotë Danillo që thotë na nuk dojmë me ditë për politikë. Unë ngris padi kundër këtyre njerëzve. Unë i kom thanë ti nuk ki municion për këtë punë, në Prishtinë, e din. Kemi kry me audio rekordimin, u kry takimi dhe i kom thanë ti nuk ki municon për këto punë. A e din çka është municioni. Allo?

Zdenka: Po, po të dëgjoj.

Bllaca: A e din çka është municioni? I kom thanë nuk ki municion me më ngrit padi kundër këtyre njerëzve.

Bllaca:…Për shkak se këtu, unë të kam dërgu do porosi përmes tij. Këtu ka humb PDK-ja. A e din çka është PDK-ja?

Zdenka: Po

Bllaca: Këtu humb PDK nëse Danilo dhe ti ngritni padi. Humb për shkak se..

Zdenka: …e po këtë nuk do ta bëjë.

Bllaca: Çka, kush nuk do ta bëjë?

Zdenka: Ai nuk do ta bëjë, askush këtu nuk e bënë këtë

Bllaca: Me ngrit…

Zdenka: Kurrkush prej këtyre…

Bllaca: A e din çka flet ti? Nuk ka gjasa me ngrit padi kundër atyre sipër a?

Zdenka: Unë nuk di asgjë…A e din ato fotografitë që t’i kam dërgu? Unë e di se e njoh dikë që ka shumë, tepër shumë lidhje. Këtë nuk do ta bëjnë, dhe mendoj se ky njeri që don me bë këtë, është njeri i mirë.

Në këtë audioincizim, mes Bllacës dhe Zdenka Pumper, kjo e fundit shfaqë friken e sajë.

Bllaca: Dëgjomë…

Zdenka: Ne do të vritemi.

Bllaca: Po po, këtu është poenta.

Zdenka: Kanë me na vra. Mua kanë me më vra…

Bllaca: Dëgjomë. Ti e din se në çfarë rruge kemi hy tash, ti e din më mirë…

Zdenka: Nuk di asgjë. Kjo është puna. Dikush me më pyet a mundesh me më ndihmu me këtë, unë kam thënë OK. E pyes …por neve kanë me na vra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shpalljes së kandidaturës së Sami Lushtakut për kryetar të…