“Po përgjithmonë, një ditë që s’do ta harrojmë kurrë”, Diogo Jota ishte martuar vetëm para 11 ditësh

03 korrik 2025 | 11:36

Viti 2025 ishte duke ecur për mrekulli për Diogo Jotan.

Ylli portugez ishte shpallur kampion i Anglisë me Liverpoolin në muajin maj, ndërsa në muajin qershor e kishte fituar Ligën e Kombeve me Portugalinë.

E pikërisht muajin e kaluar i kishte dhënë fund edhe beqarisë. Më 22 qershor, 28-vjeçari ishte martuar me partneren e tij, Rute Cardoso, ndërsa i kishte bërë dy postime.

“Po, përgjithmonë”, shkruante në njërin prej tyre, duke e postuar edhe shenjën infinit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Ndërsa më pas e kishte publikuar edhe një video, në të cilën shihej me nusen e tij dhe ku shkruante: “Një ditë që s’do ta harrojmë kurrë”.

Por, fatkeqësisht, martesa e tij zgjati veç 11 ditë pasi në orët e hershme të ditës së sotme, Jota bashkë me vëllain e tij ndërruan jetë pas një aksidenti fatal në trafik, të pësuar në Spanjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur duke hyrë në…