Po shkonte në punë, polici në Shqipëri goditet nga një veturë

10 gusht 2025 | 08:13

Një polic është përplasur nga një veturë në Shkodër teksa kalonte vijat e bardha.

60-vjeçari ishte rrugës për në punë, teksa u përplas nga një mjet që humbi kontrollin.

”Rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, shtetasi B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin”, njofton policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë bërë 27 vjet nga rënia e Bekim Berishës, heroit…