‘Po ta kisha në skuadër do ta godisja, veç ankohet’, ish-futbollisti kritikon ashpër Xherdan Shaqirin

15 dhjetor 2025 | 11:16

Ish-mesfushori i Baselit, Carlos Varela, ka kritikuar tejmase sulmuesin shqiptar Xherdan Shaqiri, duke pretenduar se ky i fundit nuk bën asgjë përpos ankesave në fushë.

Në një intervistë për “Blue Sport”, Varela thotë se po të ishte në të njëjtën skuadër me Shaqirin do ta godiste për ankesat e shumta.

“Shaqiri? Nuk mundëm ta mbajë më… Nëse do ta kisha në skuadër, do të shkoja ta godisja. Jam lodhur. Edhe kur dështon në pasime, është gjithnjë faji i tjetërkujt”.

Varela, i cili pas karrierës e ka nisur punën si analist ndër të tjera edhe kërkoi që Shaqiri të dënohet më shumë nga gjyqtarët shkaku “që bënë protesta”.

“Në ndeshjen ndaj Winterthur, gjyqtari e paralajmëron në një pikë të lojës, por duhej ta ndëshkonte. Nëse doni ta qetësoni, jepni karton të verdhë. Ai nuk ka të drejtë të ankohet kështu”.

“Të gjitha vendimet e gjyqtarit janë të gabuar sipas Shaqirit… edhe skuadra e tij më gjasë është lodhur. Po, ai shënon gola, ka talent, nuk po argumentojmë për këtë pjesë, por sanksionone. Është e mërzitshme ta shohim ligën ku mund të ankohet 25 herë në një ndeshje dhe ende nuk ka marrë karton”.

Ndërkohë, Shaqiri nuk ka reaguar fare lidhur me analizën e çuditshme të ish futbollistit spanjoll./Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…