
Pochettino: Asgjë nuk ka përfunduar
08 prill 2021
| 12:10
Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka thënë se asgjë nuk ka përfunduar edhe përkundër faktit se skuadra e tij e mposhti Bayern Munchen në ndeshjen e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve (2-3).
“Vuajtëm, ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre të madhe, kampione në fuqi. Kishim edhe pak fat që duhet në ndeshje të tilla. Bayern do të na bëj të vuajmë edhe në ndeshjen e kthimit, nuk do të jetë e lehtë. Shpresojmë të kemi një rendiment më të mirë dhe një rezultat më të mirë”, ka thënë Pochettino.
/Epoka e re/