Pogba: Ja pse refuzova Realin për Unitedin

14 dhjetor 2017 | 10:50

Paul Pogba u bë një nga transferimet më të shtrenjta, kur la Juventusin për t’iu bashkuar Manchester Unitedit në verën e vitit 2016.

Mesfushori francez, pasi shkëlqeu te bardhezinjtë, kishte një sërë ofertash nga klubet më në zë evropiane, por zgjodhi të rikthehet në Manchester, aty ku ishte rritur në ekipin e të rinjve.

Vetë Pogba tregon se ka pasur oferta konkrete edhe nga Reali i Madridit, ndërsa e mendoi seriozisht edhe mundësinë e transferimit në kryeqytetin spanjoll.

“Të jem i sinqertë, ofertat më të rëndësishme ishin kjo e Manchesterit dhe ajo e Realit të Madridit. E mendova gjatë transferimin në Madrid, pasi Reali është një klub i madh dhe për më tepër drejtohej nga Zidane, një trajner francez. Gjithsesi, në fund vendosa të dëgjoj zemrën time, që më ‘këshillonte’ të kthehem në Manchester”, ka thënë Pogba.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është përuruar monografia…