Polici se kishte regjistruar veturën që e voziste që nga viti 2019, IPK rekomandon suspendimin e tij

06 maj 2025 | 22:04

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e një polici në Suharekë, i cili ka drejtuar veturën pa regjistrim qe disa vjet.

Në njoftim thuhet se zyrtari në fjalë është ndaluar sot në rrugë nga hetuesit e IPK-së ku pas kontrollit të dokumentacionit të veturës së tij ka rezultuar se ky automjet nuk është regjistruar që nga viti 2019.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Njësia e Trafikut Rajonal të Prizrenit të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore kurse IPK ka rekomanduar suspendimin për zyrtarin policor. IPK falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunim duke mbetur e përkushtuar drejt ndërmarrjes së veprimeve që synojnë fuqizimin e integritetit policor”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Komunikatë  për media

IPK rekomandoi suspendimin për një zyrtar policor të Stacionit Policor në Suharekë

Prishtinë/ Suharekë, 06 maj 2025

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative bazuar në të cilat dyshohej se një zyrtar policor i Stacionit Policor të Suharekës drejton veturën e tij private pa regjistrim.

Pas pranimit të informacionit është verifikuar informacioni dhe zyrtari në fjalë është ndaluar sot në rrugë nga hetuesit e IPK-së ku pas kontrollit të dokumentacionit të veturës së tij ka rezultuar se ky automjet nuk është regjistruar që nga viti 2019.

Lidhur me rastin janë njoftuar Njësia e Trafikut Rajonal të Prizrenit të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore kurse IPK ka rekomanduar suspendimin për zyrtarin policor.

IPK falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunim duke mbetur e përkushtuar drejt ndërmarrjes së veprimeve që synojnë fuqizimin e integritetit policor.

Me respekt;

Divizioni për bashkëpunim dhe informim

Inspektorati Policor i Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diktatori çeçen, Ramzan Kadyrov, i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir…