
Policia apelon për kujdes në trafik ku lëvizin makineritë bujqësore
08 korrik 2025
| 10:54
Policia e Kosovës ka bërë një apel për kujdes në trafik në raste kur lëvizin makineritë bujësore dhe mjeta të tjera të rënda. Siç thuhet në apelin e policisë, çdo vit ndodhin mbi 100 aksidente me mjete motorike.
Në këto mjete përfshihen: makineritë bujqësore dhe makina tjera të punës dhe mjete të rënda.
“Vëmendje e shtuar në zonat rurale!, Respektoni rregullat e trafikut!, Ulni shpejtësinë pranë mjeteve të rënda!”, thekson policia.