Policia deklarohet për zjarrin në Zonën Industriale: Dëmet janë të konsiderueshme-shmangni lëvizjet përreth zonës

03 korrik 2025 | 23:23

Një zjarr i madh ka kapluar një biznes në Zonën Industriale.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se zjarri ka nisur në ora 20:00 dhe policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për një zjarr aktiv në objektin e një kompanie në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët po punojnë intensivisht për lokalizimin e zjarrit”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Sipas tij, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme, teksa ka shtuar se po hetohen shkaqet e zjarrit.

“Sipas informacioneve fillestare, dëmet janë të konsiderueshme, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ndërkaq, për të dalë në vendin e ngjarjes ka ftuar edhe zyrtarin për hetimin e shkaqeve të zjarrit”, ka thënë Borovci.

“Policia fton qytetarët e zonës të shmangin lëvizjet përreth zonës për sigurinë e tyre dhe për të mos penguar intervenimin e ekipeve emergjente”, ka thënë ai

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër…