Policia dhe EULEX-i diskutojnë për sigurinë në vend dhe për procesin zgjedhor

09 tetor 2025 | 14:03

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur të enjten në një takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth gjendjes aktuale të sigurisë në vend, si dhe për ngritjen e mëtejme të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, për ta pasur një ambient sa më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ndër temat e diskutuara ishte edhe ajo për planifikimin dhe angazhimin policor në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ku tanimë Policia e Kosovës veçse ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore në aspektin e sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 38 komunat…