Policia e Ferizajt shqiptoi mbi 1 mijë gjoba trafiku brenda një jave

19 maj 2025 | 11:42

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 310 gjoba kundërvajtëse,  si dhe ka pezulluar 14 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe, policia përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se kanë  ndodhur gjithsej 36 aksidente, nga të cilat, 13 aksidente me të lënduar, e  23 aksidente me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se do vazhdoj me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emine Safet Rustemi, shpall të pavlefshme Diplomën e Kolegjit AAB,…