Policia e Kosovës dhe KFOR-i me ushtrim të përbashkët në veri

07 nëntor 2025 | 16:55

Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in, kanë realizuar të premten një ushtrim të emëruar “ALAMO”, i cili u realizua në pjesën veriore të vendit.

Në njoftimin e policisë është thënë se qëllimi i këtij ushtrimi ishte koordinimi, komunikimi dhe bashkëpunimi mes njësive policore dhe KFOR-it, për të siguruar një reagim të shpejtë dhe profesional ndaj çdo situate, ku kërkohet ofrimi i një ambienti të sigurt.

Pjesëmarrës të këtij ushtrimi nga policia ishin njësitet relevante speciale të Policisë së Kosovës.

“Në këtë ushtrim është testuar koha e reagimit, pajisjet dhe komunikimi. Janë zbatuar taktika të reagimit me njësitet relevante policore. Ushtrimi ka përfunduar me sukses rreth orës 11:30. Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbesin të përkushtuar, të angazhuar në ruajtjen e sigurisë për gjithë qytetarët e vendit”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, ka bërë me dije se me qëllim…