Policia e Kosovës i hyn në banesë Radojiçiqit

29 shtator 2023 | 08:19

Policia e Kosovës është duke bërë bastisje në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sipas medias lokale në veri, Kontaktplus, policia ndodhet para ndërtesës së banimit ku ka jetuar Milan Radojiçiq.

Sipas mediumit dhe pamjeve që janë publikuar, së paku tri autoblinda të Policisë së Kosovës janë përballë restorantit dhe objektit të banimit, rruga është e bllokuar për qarkullim, por jo për këmbësorë. Dy forca speciale janë në hyrje të rrugës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke kryer bastisje…