
Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi
03 qershor 2025
| 08:37
Njësiti i Hetimeve i Stacionit të Policisë në Graçanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët për ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuar kërkohet për veprën vjedhje.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë, në të cilin janë bashkëngjitur edhe fotografitë e personit në kërkim.