Policia e Kosovës paralajmëron për mesazhe SMS mashtruese lidhur me gjobat në trafik

07 janar 2026 | 11:05

Sot, Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një fushatë mashtruese që po qarkullon përmes mesazheve SMS, që në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar nga autoritetet e trafikut në Kosovë.

Sipas Policisë, këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese me qëllim të mashtrimit të qytetarëve, duke i nxitur ata të klikojnë dhe të kryejnë veprime që mund të rrezikojnë të dhënat e tyre personale dhe financiare. Policia e Kosovës ka theksuar se nuk ka dërguar asnjë mesazh të tillë.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që:
· të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;
· të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;
· të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;
· të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe
· nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Bleona Potoku/
https://www.facebook.com/share/p/1BmHXSf75Z/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se…