Policia e Kosovës vendos sot gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

01 korrik 2025 | 08:29

Policia e Kosovës ka njoftuar se me sot, në orën 09:00, në Zubin Potok do të mbahet ceremonia solemne e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e stacionit të ri policor. Ky investim është pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar sigurinë dhe praninë policore në këtë rajon.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Svecla.

“Ky stacion policor do të forcojë prezencën e Policisë në Zubin Potok dhe do të përmirësojë sigurinë për qytetarët,” thuhet ne njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, sot në Shkup do të…