Policia e Prishtinës kërkon bashkëpunim për kapjen e dy të dyshuarve

16 maj 2025 | 13:37

Policia e Prishtinës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe vendndodhjen e dy personave që shihen në fotografitë e bashkëngjitura.

Në njoftimin në “Facebook”, bëhet e ditur se dy të dyshuarit kërkohen për veprën penale “lëndim trupor”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë momentet më pikante…