
Policia e shpall në kërkim Xhemail Nuhiun për vrasjen në Hajvali
Policia e Kosovës a e ka shpallur në kërkim Xhemail Nuhiun, i cili dyshohet për vrasjen e mbrëmshme në Hajvali.
Me këtë rast, polica ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e vendndodhjes së Nuhiut.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e vendodhjes së personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë mbrëmë në Hajvali.
Personi i dyshuar XHEMAIL (BAJRAM) NUHIU ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, na kontaktoni direkt në:
E-mail: [email protected]
Android #app: Lajmëro Policinë
Tel: 192