Policia e Tiranës ndalon protestën e opozitën në 16 maj, Berisha: Do të jetë paqësore, mesazh për liderët evropianë

15 maj 2025 | 16:09

Policia e Tiranës ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike (PDK) për zhvillimin e një proteste më 16 maj, në të njëjtën ditë me Samitin e Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Tiranë. Në njoftimin zyrtar, policia ka theksuar se protesta nuk lejohet për shkak të perimetrit të sigurisë së përcaktuar për mbarëvajtjen e samitit.

Tubimi ishte njoftuar nga Sali Berisha më 13 maj, vetëm dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare. Ai bëri të ditur se protesta do të mbahej në orën 17:00 në bulevardin “Zogu I” dhe se do të ishte e qetë.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet në datën 16, në orën 17:00 në bulevardin ‘Zogu i Parë’ për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi përbindëshin elektoral Edi Rama që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhje. Protesta do të jetë paqësore, nuk do të ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj, as moral”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një konflikt fizik raportohet se ka ndodhur në Komisionin e…