
Policia e Washingtonit njofton për 13 të arrestuar
07 janar 2021
| 00:00
Policia e Washingonit ka njoftuar se së paku 13 persona janë arrestuar në trazirat në Capitol, ku protestuesit pro-Trumpit u futën brenda godinës.
“Ne jemi 13 të arrestuar së paku dhe duhet ta ceki një gjë shumë me rëndësi se asnjë nga të arrestuarit nuk ishte banor i Washington DC. Gjithë ishin nga zona tjera”, ka thënë shefi i departamentit të Policisë Metropolitane, Robert Contee.