Policia jep detaje të reja për plagosjen në Pejë

12 dhjetor 2022 | 11:01

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në fshatin Baran i Epërm të Pejës një person është plagosur me armë zjarri në një lokal.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Fsh. Baran i Epërm, Pejë 11.12.2022 – 07:02. Është raportuar se viktima mashkull kosovar për shkaqe ende të panjohura në një lokal ishte plagosur me armë zjarri nga një person i dyshuar mashkull kosovar i cili pas kryerjes së veprës penale ishte larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, viktima është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Postimi i gjatë dhe emocionues me të cilin, Cristiano Ronaldo,…