
Policia kap armatim në veri të Mitrovicës
16 prill 2025
| 20:59
Policia e Kosovës ka gjetur një sasi të armatimit në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Mitrovicë të Veriut.
Sipas Policisë janë konfiskuar: • 7 karikatorë me fishekë,• 1 tromblon, • si dhe disa pajisje shtesë për montim në armë të destinuara për gjuajtje me tromblon.
“Gjatë kontrollit të realizuar në atë atë lokacion policia ka gjetur dhe konfiskuar: • 7 karikatorë me fishekë,• 1 tromblon, • si dhe disa pajisje shtesë për montim në armë të destinuara për gjuajtje me tromblon. Policia e Kosovës ka kontaktuar Prokurorin e shtetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës”, thuhet nga policia.