Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e ‘hakerit’ Driton Sokoli nga Vushtrria

12 gusht 2025 | 13:33

Driton Sokoli nga Vushtrria po kërkohet nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimeve për mashtrim.

Policia, përmes Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe me autorizim nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe ka bërë thirrje për ndihmë nga qytetarët në lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Sokoli siç  është thënë në postimin e policisë në “Facebook”, dyshohet për veprat penale të mashtrimit, hyrjes së paautorizuar kompjuterike, si dhe vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve.

“Qytetarët që disponojnë informacione mund të kontaktojnë Policinë përmes stacioneve policore, aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’, në emailin [email protected] ose në numrat 038 504 50 47 299 dhe 038 504 50 47 201. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me basketbollistin…