
Policia mbyll një lokal të natës e gjobit dy të tjerë në Mitrovicë
Mbrëmjen e së premtes policia në Mitrovicë ka kryer kontrolle në katër lokale të natës pë veprimtari të paligjshme.
Në njërin lokal një personi i është gjetur një armë. I dyshuari është arrestuar e më pas liruar në procedurë të rregullt.
“Janë kryer kontrolle në katër lokale të natës në lokacione të ndryshme ku në njërin prej lokaleve, një personit i është gjetur një armë. Personi i dyshuar D.K., 62 vjeçar, shtetas i Republikë së Kosovës është arrestuar dhe pas përfundimit të intervsitimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pa-autorizuar të armëve”, ndërsa arma është konfiskuar në cilësi të provës materiale.”
Inspektorët kanë gjobitur dy lokale dhe një e kanë mbyllur.
“Gjatë kontrolleve, inspektorët kanë shqiptuar gjoba ndaj dy lokaleve kurse njëri prej lokaleve është mbyllur nga ana e inspektorëve.”