
Policia në Drenas sekuestron pajisje për prodhimin e kriptovalutave
Policia e Kosovës në Drenas ka sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
Këto pajisje janë zënë në automjetin e një qytetari.
Sipas Policisë janë konfiskuar 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesor, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB dhe 2 procesorë të përdorur. Po ashtu është konsfikuar edhe vetura.
Njoftimi i Policisë:
SEKUESTRIM I PAJISJEVE TË DYSHUARA PËR PRODHIMIN E KRIPTOVALUTAVE
09.01.2022 – 00:19. Njësitë policore nën dyshimin se është duke bërë kontrabandë me mallra kanë ndaluar automjetin me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar.
Në automjet i dyshuari kishte të ngarkuara pajisje për prodhimin e kriptovalutave si: 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesor, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB dhe 2 procesorë të përdorur.
Vetura me të gjitha pajisjet është sekuestruar dhe me trajtimin e rastit vazhdon Dogana e Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent.