Policia në Prishtinë sekuestroi 9 armë gjatë javës së kaluar

14 korrik 2025 | 11:42

Policia e Kosovë ka njoftuar se javën e kaluar në Prishtinë ka realizuar 200 urdhëresa të gjykatës.

Në këtë kontekst, policia ka bërë me dije se ka sekuestruar nëntë armë.

“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 200 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 49 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime, etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa. Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 9 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe qindra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4 131 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 905 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Arsim BajramiGjykata Speciale ka shkelur Kushtetutën e Republikës së…