
Policia në Prizren parandalon një vetëvrasje
Një person i gjinisë mashkullore ishte vërejtur nga policia të shtunën në një lumë.
Policia ka ndërhyrë dhe e ka larguar viktimën nga lumi duke e dërguar për trajtim mjekësor.
“Viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë i policisë:
VETËVRASJE NË TENTATIVË/Prizren 04.03.2023 – 16:20. Njësitë policore derisa ishin duke patrulluar, duke realizuar detyrat e tyre, kishin vërejtur se në lumë është një person. Të njëjtit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arritur ta largojnë dhe shpëtojnë viktimën mashkull kosovar nga aty, si dhe e kanë dërguar për tretman mjekësor. Viktima, pas tretmanit mjekësor, është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim të mëtutjeshëm, pasi që i njëjti kishte probleme psikike.