Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe që po kontrabandonin mallra

12 dhjetor 2025 | 14:18

Policia e Kosovës ka ndaluar dje katër automjete me targa të Serbisë në fshatin Rujishte në veri, që dyshohet se transportonin mallra pa dokumente mbi prejardhjen, përfshirë tekstil, ushqime dhe produkte mishi.

Gjashtë personat e gjendur në automjete janë shoqëruar në stacionin policor Mitrovicë.

“Dogana e Kosovës e cila do te vazhdojë me procedura doganore. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i shtetit me urdhrin e te cilit rasti iniciohet ‘Kontrabandimi me mallra’ dhe ‘Kalimi ilegal i kufirit’ dhe pas intervistimit personat e dyshuar te lirohen ne procedurë te rregullt”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka…