Policia parandalon kontrabandën me birra, mish dhe duhan

26 qershor 2025 | 14:28

Në tri raste të ndara policët kufitarë kanë parandaluar kontrabandën  me mallra, me ç’rast është konfiskuar sasi e duhanit pa banderolë si dhe sasi e mishit.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se më datën 24.06.2025 në fshatin Korminjan, është ndaluar automjeti ku është vërejtur se i njëjti kishte duhan pa banderola në qese të zeza najloni të llojeve të ndryshme me peshë të përgjithshme gjithsej 275 kg.

“Në lidhje me rastin, iniciohet rasti ‘kontrabandë me mallra’, ku malli dhe vetura konfiskohen dhe i dorëzohen Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se në dy rastet tjera, më datën 25.06.2025, në fshatin Korminjan, janë ndaluar dy automjete: njëri me targa të Serisë, tjetri automjet pa targa, ku gjatë kontrollit të ngarkuar në njërin automjet është hasur mish dhe produkte të tjera: mish i bluar për skarë 700 kg dhe virshlle 20 kg, kurse në automjetin tjetër mish i bluar për skarë 200 kg, birra Tuborg 0.5l 200 shishe.

“Për rastin është njoftuar inspektori i AUV-it, kurse automjetet dhe malli dorëzohen në Doganën e Kosovës tek Dheu i Bardhë. Malli (mishi) po transportohej në kushte të rrezikshme sanitare në këtë kohë të nxehtë duke rrezikuar edhe shëndetin e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se ngërçi institucional…