Policia spanjolle sekuestron 2.9 tonelatë kokainë, vlera 72 milionë euro

18 prill 2022 | 09:14

Në Spanjë janë sekuestruar 2.9 tonelata kokainë që kap vlerën e 72 milionë eurove,  e është gjetur brenda rezervarit të karburantit të një anije peshkimi.

Pas kësaj janë arrestuar pesë persona, kurse rojet bregdetare gjetën kokainën në Ishujt Kanarie, ku ndalën anijen, transmeton Telegrafi.

Sipas të përditshmes El Dia, në operacionin e zbulimit të narkotikëve kanë qenë të përfshirë policia dhe dogana.

E organet kompetente publikuan edhe fotografitë e drogës së sekuestruar. Zëdhënësi i policisë njoftoi se akoma po punohet në përcaktimin e saktë të sasisë të narkotikëve të gjetur.

Të arrestuarit janë katër persona nga Turqia dhe një nga Gjeorgjia, ku që të gjithë janë në paraburgim në Las Palmas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krismat e dëgjuara mbrëmë në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri…