Policia

07 prill 2021 | 15:20

Formimi i Policisë së Kosovës

Shkruan: Arben Dashevci

Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën (akademinë) e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999.

Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtar të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi.

Dhe këtu filloj çdo gjë

Nocioni i policisë

Fjala polici rrjedh prej fjalës greke politeuein që do të thotë të jesh qytetar ose të marrësh pjesë në aktivitete politike dhe polis që do të thotë qytet ose shtet. Këto definicione shprehin rëndësinë e individit, procesit politik dhe shtetit ose qeverisë.

Fjala “police” është hasur për herë të parë në gjuhën frënge në vitin 1250. Por, kuptimin më të përafërt ajo e fiton në fillim të shekullit 17.

Nocioni polici, në kuptimin më të gjerë, nënkupton sistemin e trupave të veçanta të administratës së brendshme, të cilat për kryerjen e detyrave  të fushëveprimit të tyre, përdorin edhe mjetet e detyrimit institucional.

Në kuptimin objektiv, policia është strukturë mbrojtëse (garantuese) e rendit publik, e cila e kryen funksionin e saj mbrojtës me mjete të detyrimit.

Policia dhe shteti

Si udhëhiqet me individë? Të gjitha qeverive u janë besuar autorizimet e policisë, në mënyrë që të rregullojë çështjet e shëndetësisë, mbrojtjes sociale, dhe moralit, sepse shoqëria kërkon sigurimin e rendit, në mënyrë që të përmbushë në mënyrë efikase nevojat e qytetarëve për siguri dhe nevojat e tjera shoqërore.

Policia dhe qytetarët

Koncepti themelor, i cili paraqet njërën prej kërkesave të shoqërisë bashkëkohore, është ai që i bënë qytetarët pjesë qendrore të realizimit të sigurisë, pra edhe të veprimtarisë së policisë.

Në këtë kuptim, policia është një shërbim qe duhet të shërbejë për interesat dhe nevojat e qytetarëve, në radhë të parë  në kontekst të sigurisë së tyre, por edhe për sigurinë e rendit publik e të qetësisë, etj.

Pjesëtarët e policisë shtetërore i punëson, i stërvitë dhe i paguan shërbimi qeveritar.

Detyrë e tyre është që të jenë në shërbim të qytetarëve. Policia i përket  pushtetit ekzekutiv. Policia shtetërore është gjithashtu pjesë e jurisprudencës penale në të cilën bëjnë pjesë edhe gjykatat dhe entet përmirësuese.

Kontrolli i policisë

Teoria bashkëkohore e policisë i njeh dy forma të kontrollit të policisë:

  1. Kontrollin e jashtëm
  2. Kontrollin e brendshëm

Kontrolli i jashtëm i policisë dhe zbulimi i keqpërdorimeve dhe tejkalimeve të autorizimeve varen më së shumti nga ankesat e qytetarëve

Kontrolli i brendshëm i policisë nënkupton kontrollin që e bën vetë policia apo vetëkontrollin.

Karakteristikë specifike e vetëkontrollit të policisë (e cila vlen edhe për kontrollin e jashtëm) është mbikëqyrja e zbatimit të autorizimeve të policisë, në radhë të parë e përdorimit të mjeteve të detyrimit.

Po ashtu, vetëm kontrolli adekuat mund të arsyetojë qëllimin dhe të kryejë funksionin që i është besuar nga shteti, përkatësisht nga shoqëria.

Parimet themelore të organizimit dhe funksionimit të policisë:

  1. Barazia
  2. Neutraliteti politikë
  3. Integriteti
  4. Ndershmëria
  5. Transparenca
  6. Meritokracia
  7. Mos diskriminimi
  8. Gjithë përfshirja

Inspektorati Policor

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) funksionon bazuar në Ligjin Nr. 03/L-231 i cili ka hyrë në fuqi më 1 Dhjetor 2010. IPK-ja do të funksionoj në bazë të këtij ligji dhe akteve nënligjore që nxirren me qëllim të zbatimit të këtij ligji.

Inspektorati policor vepron në mënyrë të pavarur nga Policia e  Kosovës. personeli dhe resurset e tij material nuk konsiderohen resurse humane e material të Policisë së Kosovës.

Inspektorati punon në mënyrë profesionale e të paanshme, në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë, duke respektuar plotësisht standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Më në fund, duhet të thuhet se Inspektorati Policor është agjenci ekzekutive që vepron në kuadrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sot shtylla e tretë e BE-së përfshin çështjen e bashkëpunimit policor e juridik për parandalimin dhe luftimin e këtyre veprave:

  • Racizmit e ksenofobisë
  • Kriminalitetit të organizuar
  • Terrorizmit;
  • Tregtisë me njerëz dhe kriminalitetit në dëm të fëmijëve;
  • Tregtisë së paligjshme me armë;
  • Pastrimit të parave;
  • Korrupsionit;

Përdorimi i mjeteve të detyrimit

Mjetet e detyrimit janë:

  • Forca trupore,
  • Mjetet për prangosje,
  • Pajisjet për ndalim të detyrueshme të automjetet,
  • Qentë zyrtarë,
  • Mjetet kimike,
  • Kuajt zyrtarë,
  • Armët e zjarrit,
  • Pajisjet për hedhjen e vrushkujve të ujit (topi I ujit)
  • Automjetet speciale dhe
  • Llojet e veçanta të armëve dhe mjetet shpërthyese.

Kjo është ajo çka ne duhet te dimë për policinë, a mjafton kjo dhe a është kjo e gjitha, natyrisht se JO.

Çka  dimë ne për sakrificën e policit, a e kemi menduar ne ndonjëherë këtë.

Këtu e kam fjalën për policin/en, të drejtë të ndershëm dhe të përkushtuar.

Prej nga buron  kjo polici e jona, dhe mos të ishte kjo polici ku do të ishim ne, gjithsecili prej nesh duhet ta mendoj dhe duhet ta dijë shumë qartë esencën e kësaj fjalie, lehtë për tu shkruar nga ana ime si kriminalist ,dhe e lehtë për tu kuptuar për atë që dëshiron të kuptoj.

Policia e Kosovës buron prej popullit, dhe është në shërbim  të gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës.

Janë sikurse ne mirëpo puna e tyre është e veçantë e shenjtë dhe e vështirë, punojnë për ne, kujdesen për ne, që siguria jonë mos të cenohet asnjëherë.

Shkrimi im ka të bëjë edhe me debatet e kohëve të fundit për Policinë e Kosovës, ku individi  në këto debate e përcakton tërësinë.

Individi që i ka shkelur rregullat dhe i ka tejkaluar kompetencat ,ai ka qenë dhe mbetet individ sot është dhe nesër mund të mos jetë  pjesëtar/e i Policisë së Kosovës.

Nëse ka fakte që ai nuk e meriton më të jetë polic/e, ashtu si është sot në uniformë, nesër mund të jetë civil sepse nuk e meriton uniformën, dhe  me këto probleme merren organet që janë kompetente për këto punë inspektorati policor standardet profesionale prokuroria dhe në fund gjykata.

Verdikti final epet nga gjykata kompetente, por nuk është fundi sepse nëse ai individ(polic/e) i ka shkelur rregullat e brendshme që janë të përcaktuara në Policinë e Kosovës, pa marrë parasysh verdiktin final  ai më nuk mund të jetë polic/e nuk e lejon organizata që quhet Policia e Kosovës.

Nuk duhet të ngutemi me debate, fakti që ne kemi policin më të mirë në rajon i tejkalon dhe i zbehë të gjitha debatet  e kohëve të fundit.

Fakti që ne e kemi një polici pa sigurim shëndetësorë, dhe me një sukses marramendës i  tejkalon të gjitha debatet e kohëve të fundit.

Fakti që policia  jonë punon  kur ne flejmë rehat i tregon të gjitha.

Fakti që 17 vite të jetës time kam punuar në uniformë (9 vite në OSBE),dhe ( 8.5 vite ne EULEX) i kam parë për së afërmi, kam ligjëruar 3 vite të jetës time në fakultet për ta, një lëndë shumë specifike dhe shumë sensitive, kam ardhur në përfundimin tim personal dhe jetësor  POLICIA E KOSOVËS ËSHTË AJKA E SHTETIT DHE PIK.

Njeriu mund të reagoj për individin(policin/en),të ankohet në institucionet përkatëse për çfarëdo shkelje padyshim se do të ketë reagim dhe veprim, ka pas ka dhe do të ketë.

Tërësia pra Policia është dhe mbetet krenaria e këtij vendi, dhe rajoni janë lakmitar të mëdhenj për sukseset e policisë tonë, dhe e keni pa se si duken për lakmi, janë thjeshtë si Luana.

Edhe ti qe po e lexon shkrimin tim, nesër mund të bëhesh polic/e, që nesër mund të fillosh dhe kontribuosh për vendin tënd, do të paguhesh për këtë punë, mirëpo punën që do ta punosh ti është specifike, është e shenjtë, dhe gjithmonë do të jesh krenar nëse je i drejtë dhe punon drejtë.

Dhe kur nesër të bëhesh polic, dhe do të pyesin familjarët, a u lodhe ose si kalove sot, do të përgjigjeshe: shpëtove një jetë, e parandalove një vrasje, e shpëtove një të moshuar, një grua me fëmijë, ose nëse je i thjeshtë dhe nuk do që të trazosh askënd me problemet e tua në profesion, do t’iu përgjigjesh  thjeshtë: mirë jam po ju si jeni.

Duaje Policinë e Kosovës  sepse është e jotja, ruaje si sytë e ballit edhe më shumë se sytë nëse ke mundësi.

Nëse nuk ke mundësi mos ja u vështirëso punën, lehtësoje të lutem, fole një fjalë të mirë dhe të butë, do të hasesh në mirëkuptim, sepse ata menjëherë i pret rasti tjetër, që do të thotë problem tjetër.

Vlerën e Policit e dinë ai që është sprovuar me ndihmën e tij.

Kur  nevojitej  gjak për bashkëshorten time, dhe situata në ato momente ishte aq kritike dhe e  ndërlikuar me shëndetin e saj, neve  gjatë lindjes na  ndërroj jetë vajza jonë e vogël.

Ne ato momente të vështira kur edhe bashkëshortja ime përpak sa nuk ndërroj jetë, qe polici ai që dha gjakun e tij të shpëtoj një jetë, në rastin tim bashkëshortja ime mbijetoj.

Dhe kështu e ka puna e tyre pa ndalim dhe pa mbarim 24/7 në të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Policia jonë është krenaria jonë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Atalantës, Mateo Pesina, paraditen e sotme ka rezultuar…