POLITIKË E KEQE NË MES TË SHQIPTARËVE TË KOSOVËS DHE ATYRE TË MAQEDONISË SË VERIUT
Kohë e politikës se keqe ndër shqiptarët ka ardhur!
Edhe mendja më e prishur nuk ka mundur ta mendonte këtë realitet të keq e jo shpresëdhënës që ka ardhur ndër shqiptarët, në Kosovë dhe viset tjera në ish Jugosllavi, si në Maqedoni të Veriut dhe Luginë të Preshevës!
Jemi përqarë në vend se të jemi unik!
Po vendnumërojmë në vend se të marshonim përpara, sepse mjaft na kanë lënë pushtuesit të prapambetur e të ndarë!
Si është e mundur të shkojë Kryeministri i Kosovës në Manastir në festën e shkronjave të alfabetit të Gjuhës Shqipe, dhe të mos jetë krah për krah me Ali Ahmetin gjatë vizitës së vendit të shenjtë të gërmave!
Po Ali Ahmeti edhe sikur të mos ishte i gjallë, cilido Kryeminister i Kosoves ose i Shqipërisë, do të duhej ta vizitonte varrin e Aliut, t’i vendoste lule në shenjë përulje nderuese dhe pastaj të vazhdonte për në Manastir!
Pa aktivitetin ilegal dhe luftën e armatosur çlirimtare të Aliut, asnjë Kryeministër i Kosovës, qoftë edhe kuisling, nuk do të mund ta vizitonte Manastirin e Gjuhës Shqipe!
Drejtuesi i lartë i LPK-së, Themeluesi e Emërtuesi historik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëri nga drejtuesit e Sektorit të Veçantë, njëri nga anëtarët e parë të Shtabit Qëndror, Themeluesi dhe Emërtuesi i UÇPMB-së, Themeluesi dhe Emërtuesi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare e Kryekomandanti i saj, të jetë i gjallë dhe të mos jetë krah vizitës së Kryeministrit të Kosovës, cili do qoftë Ai, kjo ska si t’i thuhet ndryshe, pos se është duke u bërë politikë e keqe kombëtare, të cilën duhet ta braktisim sa më shpejtë që të jetë e mundur!
POLITIKA E KEQE NË MES TË SHQIPTARËVE TË SHQIPËRISË, KOSOVËS DHE ATYRE TË MAQEDONISË SË VERIUT DHE LUGINËS SË PRESHEVËS, POR EDHE TË MALIT TË ZI, NUK NA DUHET, NA BËN DËM, ËSHTË FATALE PËR FATET E KOMBIT!
Prishtinë, 25 Nëntor 2025!




