Politologu Tahiri: Mandatarin e dytë mund ta ketë LDK-ja

31 janar 2020 | 22:46

Sipas Tahirit, nëse dështon VV-ja, Thaçi ka 10 ditë afat të caktojë mandatarin e dytë.

Politologu Ramush Tahiri sonte tha se nëse mandatari, Albin Kurti, dështon t’i marrë votat, atëherë presidenti Hashim Thaçi ka afat 10 ditë që të caktojë mandatarin e dytë dhe të vlerësojë se cili grupacion i ka shancat t’i bëjë 61 vota në mënyrë që të votohet mandatari i dytë dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje.

Tahiri në “Argument Plus” u shpreh që mandatarin e dytë, nëse nuk kalon i pari, mund ta ketë Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan rtv21.tv, përcjell Epoka e re.

Kryesia e Kuvendit vendosi që seanca për formimin e Qeverisë të mbahet të hënën në orën 11:00. Deri më tani nuk ka koalicion Vetëvendosje-LDK, kurse pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së LDK-së, nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri deklaroi se nuk do të ketë qeveri të pakicës, duke lënë të hapur mundësinë për marrëveshje.

PDK-ja, AAK-ja dhe AKR-ja u shprehën se nuk do ta votojnë qeverinë Kurti. Ndërsa, Nisma dhe përfaqësuesit e komunitetit jo serbë deklaruan se nuk kanë vendosur ende.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një urgjencë kombëtare të shëndetit…