Polonia i vazhdon kontrollet kufitare me Gjermaninë deri në tetor

03 gusht 2025 | 12:05

Policia do t’i vazhdojë përkohësisht kontrollet kufitare me Gjermaninë deri më 4 tetor, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm polak, Marcin Kierwinski të dielën, sipas agjencive polake.

Këto kontrolle, që do të duhej të merrnin fund më 5 gusht, ishte pritur që do të vazhdonin.

Qeveria qendrore e Polonisë e ka bërë të ditur vendimin për këto kontrolle më 7 korrik, si përgjigje ndaj kontrolleve të vazhdueshme në anën gjermane, me qëllim të ndaljes së migrimit të paligjshëm.

Kryeministri polak, Donald Tusk ka sinjalizuar se kjo masë mund të largohet nëse ndryshon politika kufitare e Gjermanisë.

Gjermania ka nisur të kryejë kontrolle rastësore kufitare në kufirin polak prej tetorit të vitit 2023 dhe i ka intensifikuar ato pasi Qeveria e kancelarit Friedrich Merz, është ngjitur në pushtet në maj.

Berlini, gjithashtu, ka dhënë autorizim për kthimin e azilkërkuesve në kufi.

Qeveria e Tuskut në Varshavë është përballur me presion në rritje nga grupet e krahut të djathtë që patrullojnë zonën kufitare, në kërkim të migrantëve pa dokumente, raporton Rel.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë me…