Pompeo paralajmëron për rreziqet nga Rusia dhe Kina

08 nëntor 2019 | 16:39

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka paralajmëruar për rrezikun që paraqesin Rusia dhe Kina për liritë demokratike, ndërsa u ka kërkuar aleatëve perëndimorë që t’i mbrojnë liritë e tyre.

Duke folur në kryeqytetin gjerman, në prag të shënimit të 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, Pompeo ka thënë se vendet e lira janë në një “konkurrencë vlerash” me ata që i kanë mohuar të drejtat e qytetarëve të tyre.

“Kombet e lira perëndimore e kanë përgjegjësi t’i parandalojnë kërcënimet ndaj popullit tonë, që vijnë nga qeveritë si Kina, Rusia dhe Irani”.

“Sot, Rusia – e udhëhequr nga një ish-oficer i KGB-së, dikur i vendosur në Drezden – pushton fqinjët e saj dhe godet kundërshtarët politikë. Në Kinë, Partia Komuniste po formon një vizion të ri të autoritarizmit”, ka thënë Pompeo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se…