Portieri shënon gol nga porta në portë në Kili, video bën xhiron e botës

21 mars 2023 | 21:14

Portieri i Cobresal, Leandro Requena, ka arritur që të shënojë golin e tretë në fitoren për ekipin e tij. Ai shënoi në fitoren ndaj Colo Colo në Primera Division të Kilit.

Gabimi i portierit të Colo Colo, Brayan Cortes, ishte vendimtar në këtë rast, pasi ai rrëshqiti duke i dhënë mundësinë topit që të shkonte në drejtim të kuadratit.

Cortes, ndodhej shumë metra përpara zonës së tij, krejtësisht i papërgatitur, kështu që topi përfundoi në portën e skuadrës së Colo Colo.

Ky është gol i paparë, ndaj po bën xhiron e botës. Shiko videon.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plani i paqes i Kinës për Ukrainën mund të përdoret…