
Pothuajse 50 furra buke mbyllen çdo vit në Zvicër
09 shtator 2025
| 16:18
1 mijë furra buke janë mbyllur në 20 vitet e fundit
Vetëm gjatë këtij viti janë mbyllur disa furra në rajone të ndryshme, përfshirë Diemtigtal, Dachsen dhe Thalwil. Brenda 25 viteve të fundit, numri i furrave anëtare të Shoqatës së Bukëpjekësve të Zvicrës (SBC) është përgjysmuar nga 2 500 në rreth 1 200.
Sipas shoqatës, arsyet kryesore janë: Vështirësitë financiare, mungesa e pasardhësve në bizneset familjare, konkurrenca në rritje nga supermarketet dhe produktet e importuara.
Në vitin 2024, Zvicra ka importuar mbi 161 mijë 000 ton produkte të pjekura, një rritje prej 50 për qind në krahasim me dhjetë vjet më parë.
“Importet e brumërave të gatshëm po dëmtojnë rëndë bizneset artizanale”, ka thënë Claudia Vernocchi nga SBC-ja.