
“Pozita e kryetarit të Kuvendit për Fatmir Limajn, kompromis politik?” Gashi: Do të jetë qeveria Kurti
Avokati Tomë Gashi në studio në FIVE në RTV Dukagjini ka komentuar lidhur me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se nëse Albin Kurti ia jep postin e kryetarit të Kuvendit Fatmir Limajt me vetëm tre deputetë, dhe ai vetë ka 48 deputetë, atëherë humbet balanca, përkatësisht krijohet një disbalancë.
Por, sipas tij, kjo nuk është e përjashtuar, sepse për të mos i humbur të gjitha, humb vetëm një pozicion – pra, Kryetarin e Kuvendit.
“Mundet me u përkthy në zgjedhjet e ardhshme që Vetëvendosja mos me pas përkrahje masive qysh e ka deri më tani,” ka thënë ai.
Tutje, Gashi ka thënë se shumë më e rëndësishme është zgjedhja e qeverisë dhe se, sipas bindjeve të tij, ajo do të jetë Qeveria Kurti.
“Për neve qytetarëve të thjeshtë, përfshi edhe vetveten, është shumë më e rëndësishme zgjedhja e qeverisë. A do të jetë Qeveria Kurti apo nuk do të jetë. Unë besoj që do të jetë,” ka thënë ai.