Praktikë e re në UP: Doktorët e shkencës do të betohen në ceremoninë e diplomimit
02 shkurt 2026
| 11:30
Për herë të parë në histori të Universitetit të Prishtinës, doktorët e rinj të shkencës do të betohen solemnisht në ceremonitë e diplomimit.
Universiteti i Prishtinës do t’u bashkohet institucioneve të arsimit të lartë në Evropë dhe shtete tjera të botës që praktikojnë tekste zyrtare të betimit të të diplomuarve të doktoratës.
Doktorët e shkencës së UP-së për herë të parë me këtë tekst do të betohen në ceremoninë solemne që pritet të zhvillohet më 12 shkurt 2026.



