Pranimi i provave të MUP-it serb nga Specialja – Cakolli: Protesta e 7 gushtit është e domosdoshme

30 korrik 2025 | 20:31

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ngriti shqetësime serioze për legjitimitetin moral dhe politik të një procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara që mbështetet mbi dokumentacion nga shteti që kreu spastrim etnik ndaj popullit të Kosovës.

Duke kujtuar faktin se në bankën e të akuzuarve janë figura kyçe të luftës çlirimtare, Cakolli ka vlerësuar se proceset e tilla përbëjnë përpjekje për të rishkruar historinë e Kosovës dhe për të cenuar dinjitetin kolektiv të saj.

Në këtë kontekst, Cakolli e vlerësoi si “të domosdoshme” protestën e thirrur me 7 gusht.

Postimi:

Askush nuk mund të gjykohet “në emër të popullit të Kosovës”, kur provat e pranuara në proces gjyqësor vijnë pikërisht nga aparati shtetëror që planifikoi dhe kreu spastrimin etnik kundër po këtij populli.

Për më keq, kur në bankën e të akuzuarve janë ata që udhëhoqën çlirimin e Kosovës, duke e larguar përgjithmonë Serbinë nga kjo tokë.

Prandaj, protesta e 7 gushtit është e domosdoshme. Jo kundër drejtësisë, por kundër padrejtësive në emër të saj. Mbi të gjitha, për të mbrojtur dinjitetin tonë kolektiv, duke mos heshtur përballë përpjekjeve për rishkrim të historisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të sotëm të Departamentit për Çështje Administrative, të…