PRANVERA SHQIPTARE 1981 NGJARJE E KTHESES SË MADHE HISTORIKE

13 prill 22:36

Xhevat Zekaj

Se ngjarjet e Vitit 1981 shenuan epoken me te rendesishme të popullit shqiptarë ne trojet e tyre nën pushimin jugosllavë pas Luftes së Dytë Botrore si ne aspektin e permasave të pjesmarrjes ashtu edhe te intenzitetit te tyre, por edhe nga niveli i pergatidjes dhe ngritjes së vetedijes kombetare te popullit tonë ne ato vite tani më kjo eshtë e argumentuar.
Organizimi dhe pjesmarja e popullit shqiptarë ne keto Demonstrata ishte shumë e fuqishme edhe perkunder masave drakonike te pushtetit kunder pjesmarsve dhe organizatorve.
Pjesmarja ne keto ngjarje perfshinte te gjitha shtresat popullore te shoqerisë shqiptare, duke filluar nga studentet, nxënësitë, puntorët, fshatarët, pleqë e te rrinjë, burra dhe gra.
Keto ngjarje te filluar ne Menzen e studentve me 11 Mars, ditë e Merkurë 1981 dhe te pasuara me Demonstratat e 26 Marsit dhe te 1, 2 dhe 3 Prillit ne Prishtinë do te vazhdojnë gjatë diteve, javevë, muajve e viteve tjera anë e kendë qyteteve e fshatrave te Kosoves.
Demonstratat si përkah permbajta e parullave ashtu edhe për kah vendosmeria e popullates per te protestuarë treguan njemendesishtë dhe haptas se kah do te shkojë orteku shqiptarë i cili prej vitesh po ziente perbrenda qenjes se pjeses se kombit tonë nen pushtimin jugosllavë.
Dhe ketë konstatim e vertetojnë ngjarjet e viteve te ardhshme sepse qe nga viti 1981 e tutje Kosova do te jetë arenë ku do te ndeshen shpatat ne mes te pushtetit jugosllav e serbomadh ne njeren anë dhe popullit shqiptarë e rrezistences së tij te vazhdushme te te gjitha formave, si ato paqesore ashtu edhe ato te aksioneve guerile e deri te lufta e amatosur frontale e UÇK-së te lavdishme ne Vitet 1998-1999 me te cilin luftë Serbia u detyruar te largohet nga Kosova.
Demonstratat e Pranveres Shqiptare te Vitit 1981 tronditen Jugosllavinë po se po, por ato tronditen dhe befasuan edhe Diplomacinë dhe Qendrat Nderkombetare te vendosjes si ne lindje ashtu edhe ne perendim, ata nuk i pritnin keto ngjarje sepse Jugosllavia titiste hiqej si parajsa e kombeve dhe kombesive ku çeshtjet nacionale ishin te zgjidhura dhe kjo politikë konsederohej shembull e si model per zgjidhjet e çeshjteve nacionale ne vendet tjera ku ato ishin te pa zgjidhura.
Keto ndgjarje deshmuan te kunderten dhe çjerrenë masken e titistëve para opinionit botëror por edhe ua hapen dyert edhe zerave neper Republikat tjera te Jugosllavisë qe te mendojnë per fatet e popujve te tyre te cilat edhe pse ishin Republika te barabarta ne Federaten Jugosllave prap se prap dominimi i Serbis ndihej ne çdo sferë te jetes e sidomos ne ushtri dhe ne politiken e sigurisë se mbrendshme.
Per Ngjarjet e Kosovës te Vitit 1981 shpesh nga analist te ndryshem eshtë thenë se kanë ngjajshmeri me “Solidarnost” ne Poloni sepse, sipas tyre qe te dyja keto ngjarje ishin kunder qeverive te dy shteteve te cilat veten e quanin socialiste.
Mendojë se ngjarjet ne Poloni me “Solidarnostin” ne kryje nuk kanë asgjë te perbashkët me Ngjarjet e Kosoves te Vitit 1981 sepse “Solidarnosti” kerkonte ndryshime ne qeverinë e Polonisë dhe ishin te nxitura nga qarqe te jashme permes klerit dhe Kishes katolike e si qellim kishin ndryshimin e sistemit politik ne Poloni.
Ndersa Ngjarjet e Marsit e te Prillit te Vitit 1981 ne Kosovë ne rradhë te parë kishin karakter kombetar, per liri kombtare e barazi shoqrore e gjithsesi edhe barazi sociale, sepse çeshtja e shqiptarve ne Jugosllavi ishte e pa zgjidhur, ne ishim te robruar nga Jugosllavia, ajo shqiptarve u ishte imponuar pa vullnetin e tyre.
Keto Ngjarje edhe per nga kerkesat qe u parashtruan shifej se ishin vazhdimesi e kerkesave te popullit tonë qe nga Viti 1913 kur padrejtsishtë Fuqit e Medha na coptuan dhe ketë pjesë te shtetit shqiptarë ia dhanë Serbisë. Pastaj keto kerkesa ishin vazhdimesi e asaj qe u vendos ne Konferencen e Bujanit, Dhjetor 1943, Janar 1944, pastajë vazhdimsi e Demonstratave e Vitit 1968, pastaj vazhdimsi e kerkesës per Republikë ne Vitin 1974 gjatë kohes kur beheshin pergatitje per Kushtetuten 1974.
Pastaj ishin vazhdimsi e kerkesava te shumë te burgosurve politik qe nga ta NDSH, te Adem Demaçit e deri me 1981 kur po shtroheshin perseri.
Pastaj ne Ngjarjet e Pranveres shqiptare 1981 pjesmarse ishte e terë popullata shqiptare ne Jugosllavi dhe jo vetem popullata shqiptare e Kosovës.
Ndersa kerkesat ishin per liri dhe barazi me popujtë tjerë brenda Federades Jugosllave qe do me thenë se per shqiptaret ne Jugosllavi te gjitha regjimet pavarsisht sistemeve te tyre kishin qenë te njejta pushtuese e shfrytëzuese dhe ne nuk kerkonim ndyshim sistem por permirsim te pa drejtësive historike e me e pakta qe ishte kerkonim barazim me popujt tjerë ne kuader te Federates Jugosllave.
Duhet cekur se keto ngjarje i mbeshteti pa rezervë shteti amë Shqiperia , e te gjitha Organizatat Ilegale te cilat vepronin platformat dhe programet e tyre i kishin konform rregullimit te sistemit shtretorë qe kishte Shqipria e te njejten gje e proklamonte edhe Jugosllavia sikur ishte socialite.
Te gjith te denuarit per keto ngjarje si organizatoret por edhe ata qe ishin pjestarë te organizatave te ndryshme ilegale e qe udhëhoqen, ose qe prinë ne keto demonstrata ishin bijë e bija te ketij populli, studentë, nxenës, puntorë e fshatarë por qe luftonin per liri e barazi te popullit te tyre te roberuar e te shfrytëzuar padrejtsisht nga regjimi titistë dhe ai shovinist serbomadh dhe se te asnjeri nuk u gjendë ndonji argument a deshmi se ishin te lidhur me ndonjë qender apo segment agjenturor te huaj, por e gjitha kjo verprimtari behej per llogari te popullit e te Kosoves se robruar.
Pra nga te gjitha qe u than ketu besoj janë faktor relevant dhe treguas te mjaftushëm se Ngjarjet e Pranveres shqiptare te Vitit 1981 ne Kosovë nuk kanë asgje te perbashkët me “Solidarnostin” ne Poloni te udhëhequr nga kleriket e kishes katolike dhe agjentet e huaj ne krye me Leh Valencen.
Mund te thuhet se orientimin polik si dhe kerkesat aq te arsyeshme dhe domethense per te ardhmjen e Kosoves qe u paraqiten dhe u parashtruan nga studentet ne Demonstraten e 11 dhe 26 Marsit te Vitit 1981, por edhe ne Demonstratat e 1, 2 dhe 3 e Prillit si dhe parullat e shkruara me te cilat u defilua neper rruget e Prishtines ishin pjesë e nje vetedije te lartë komberate, si dhe preukopim i kesaj shtrese te shoqrisë tonë e cila jetonte me hallet e atdheut e te popullit.

Demonstrata e 11 Marsit 1981, siç edhe tani dihet më, nuk ishte e organizuar nga ndonjë Organizatë Ilegale, çka edhe drejtusit e ketyre organizatave e kanë pohuar, por janë te organizuaranga nje grup i studentve patriotë me vetëdije te lartë kombetare e per te cilet dihet me emer dhe mbiemer se me daten 10 Mars ne mbrembje kanë mbajtur mbledhje dhe kanë vendosur qe me daten 11 Mars ne mbremje ne oren 19:30 te protestohet ne Menzën e studentve per kushte me te mira ekonomike.
Atëhere lirishtë mund te konstatohet se, Demonstrates së 11 Marsit e cila filloi per kushte me te mira ne Menzen e Studentve dhe per te vazhduar me orientim kah kerkesat politike qe ia dhanë nje numer i caktuar i studentve patriot e veprimtarë, simpatizant te Organizatave Ilegale si dhe ata qe ishin ne kontakt me shtypin ilegal nga ku buronte edhe frymëzimi drejt nje perpjekjeje per pregatitje per luftë per liri te popullit shqiptar ne Jugosllavi.
Pra nga parullat e karakterit social ne Menzen e Studentve gjatë marshutes se studentve drejt qendres se Prishtines dhe para Keshilit Ekzekutiv te Kosoves e te Komitetit Krahinor, pastaj marshuta deri te qendra e studentve pos me parulla sociale per kushte me te mira do te ndegjohen edhe parulla politike si psh.: “Kushtetutë”, “Bashkim”, “Poshtë borgjezia e kuqe”, “Lironi te burgosurit politik”, “Poshtë tradhtaret”, “Rroftë klasa puntore”etj.
Duhet thenë, sepse per ne pjesmarsit shumë aktiv me 11 Mars por edhe me 26 Mars 1981 ishte shumë evident fakti se orientimin si në brohoritjen e parullave ashtu edhe në masovizimin per pjesëmarje dhe vendosmerinë ne keto demonstrata e kan berë ne masë te madhë pjestaret e Organizatave Ilegale si edhe ajo kategori i studentve te cilet ishin ne kontakt me shtypin ilegal dhe me pjestarët e ketyre organizatave, me nje numer te madh te tyre ne njifeshim e ata ishin prezent ne keto ngjarje.
Por mbi te gjitha mund te themi lirishtë se rinia studentore u tregua shumë e entuziazmuar nga keto protesta si dhe me kerkesat e parashruara qe do te thotë se ajo kishte nje shkallë te lartë te vetëdijes per çeshtjen e pa zgjidhur dhe problemin e Kosovës e te shqiptarve ne Jugosllavi.
Gjatë kesaj marshute mbremjen e 11 Marsit te zjartë dhe te vendosur do te jenë disa nga studentet te cilet edhe nijfeshin me heret si atdhetarë si Ramadan Dobra, Gani Koci ,Kadri Kryeziu, Murat Musliu,Zymer Kurti, Mehmet Bislimi, Bedri Deliu, Ali Ahmeti, Ibush Vishi, Islam Vishi, Zymer Kuqi,Januz Januzi , Syl Mulja, Brahim Nikçi, Riza Demaj,Shaban Shala, Qamil Qadraku,Muarem Etemi, Shemsije Elshani ,Xhevë Lladrovci ,Kasim Haxhimurati, Xhavit Vata , Shyqeri Gashi,Ramiz Dakaj etj.
Atë mbremje para Menzes se studentve hipur mbi trafon elektrike te famshme tash me, mases se studentve do te drejtohen me fjalimet e tyre disa student nder ta edhe Mehmet Bislimi nga Drenica e edhe Prof. Pajazit Nushi me vonë.
Por ajo qe do te mbetet e shenuar gjithmonë ne memorien dhe ne historikun e ketyre ngjarjeve eshte paraqitja e studentit me mjekërr karakteristike, prej te cilit disa studentë kerkuan qe ai te hyp ne trafon dhe tu drejtohet studentve sepse ata nijfeshin me te e ai ishte studenti Ali Lajçi i cili do te behet figurë e njohur ne organizimin dhe udheqjen e Demostrates se 26 Marsit 1981. Nga trafoja Ali Lajçi do t’u drejtohet studentve me fjalët: “E dini pse jeni ngritur, vazhdoni, ç’eshte ky vrull rinor, vurmak dhe perpara.”

Ndersa Demonstrata 26 Marsit te Vitit 1981 ishte e organizuar me mirë dhe ishte me masovike me pjesmarrje te një numri shumë me te madhë te studentve por edhe te puntorve, sepse me te kuptuar se ne Qender e studentve kishte demonstrata edhe puntoret e Fabrikes se Amortizatorve ne Prishtinë do te ngriten ne demonstratë ne mbeshtetje te kerkesat te studentve.
Edhe Demonstrata e 26 Marsit kishte Organizatoret e saj dhe dihen me emer e mbijemer si Ali Lajçi, Syl Mulja, Bajram Kosumi, Hamdi Hajdini, Gani Koci etj.

Ne Demonstraten e 26 Marsit parullat ishin te shkruara ne pelhure te bardhë e me ngjyrë te kuqe dhe bartëshin nga studentet dhe paraqitninë kerkesat sociale gjithsesi, por mbi te gjitha dominonin ato politike, ndersa me kryesoret ishin “Kosova Republikë”, “Jemi shqiptarë nuk jemi jugosllavë”, ” Republikë Kushtetutë ja me hater ja me luftë”, “Trepça punon Beogradi ndertonë” etj. si dhe ne ballë me Flamur kombetar te cilin ne ballë të marshutes e mbante Ali Lajçi e nga nje here edhe ndonje tjeter.
Gjithashtu ka patur edhe parulla tjera te cilat brohoriteshin nga studentet edhe te karakterit ideologjik por edhe kombtarë qe kishin lidhje më programet e orientimet nga shtypi ilegal i kohes si psh. “Bashkim”, “Lavdi marksizem – lelinizmit”, “Rroftë Shqiperia” te cilat brohoriteshin nga studentet gjatë marshutes e edhe perleshjes me forcat policore ate ditë. Kryesishtë parullat shprehnin thelbin e padrejtsive qe i ishin berë popullatës shqiptare ne trojet e tyre ne Jugosllavi dhe Kosovës nga titistet por edhe shprehej dashuria ndaj shteti amë e cila kishte frymëzuar rininë e Kosovës me dashuri te madhe ndaj shtetit shqiptar dhe udheheqjes se saj e cila ishte e vetmja ne botë qe mbeshteste dhe mbeshteti kerkesat legjitime te parashtruara nga studentet e Kosovës ne keto Demonstrata.
Kerkesat e Grupit Organizativ te studentve qe kishin marrë persiper organizimin e Demonstrates se 26 Marsit dretuar strukturave politike te Kosovës e te cilat ishin ftuar nga ky grup ne takim me studentet i lexoi studenti i buqejsis Riza Demaj. Filloi nga ora 8.00 per te vazhduar deri afer ores 12:00.
Strukturat e Komitetit Krahinor te cilat kishin ardhur ne ketë takim ishin te nivelit me te lartë si Azem Vllasi, Sanije Hyseni dhe te tjerë diku 4, 5 vetë, gjithashtu te ftuar dhe prezent ishin edhe sturkturat udhëheqse te Rektoratit dhe profesoret e Universitetit qe nga Rektori Gazmend Zajmi, pastaj Pajazit Nushi, Ymer Jaka, Ragip Halili, Fazli Sylaj, Hajredin Hoxha, Ismet Salihu etj., diku rrethë 10/15 profesorë.
Gjatë bisedimit me keto stuktura, kerkesat e parashtruara i arsyetoi dhe i mbrojti me shumë argumente studenti shembullor dhe i guximshëm Ali Lajci.
Ai ne dialog me Azem Vllasin dhe me strukturat tjera si te Komitetit Krahinor ashtu edhe me ato te Universitetit i mbrojti fuqishem dhe kerkoj qe Udheheqja politike e Kosoves te ngrisë zerin dhe te angazhohet ne avansimin e statusit politik te Kosovës ne Republik sepse si ne aspektin ekonomik e social ashtu edhe ne rrafshin politik Kosova trajtohej jo e barabartë me Republikat tjera në Federaten Jugosllave.
Prandaj ai kerkoi qe keto struktuara te marrin pergjegjsinë per keto kerkesa te studentve te Kosoves.
Azem Vllasi, qe ne fillim kur u hap çështja e statusit politik te Kosoves dhe kerkesa per Kosoven Republikë, ketë kerkesë e hudhi poshtë dhe e cilsoi kunderkushtetuese te drejtuar kunder Vllezerim Bashkimit te popujve te barabartë ne Jugosllavi, tha eshtë armiqesore e e drejtuar per te rrënuar rendin kushtetus ne Jugosllavi.
Ky qendrim i Azem Vllasit ndaj kerkeses Kosova Republik dhe cilësimi qe ai i beri duke e cilsuar armiqsore dhe kunderrevolucionare do te sherbej si nje argument i fortë qe kreu jugosllavë dhe ai i Serbisë te marrin masa drastike policore e politike si ndaj organizatorve ashtu edhe ndaj pjesëmarsve te demonstratave te Pranveres te Vitin 1981.
Ne Kosovë do te vendoset Gjendje e Jashtzakonshme qe nga data 3 deri me 18 Prill dhe do te aplikohet ora policora nga ora 20:00-06:00 te mengjesit.
Gjatë diskutimeve me strukturat politike te Kosoves ne krye me Azem Vllasi dhe Gazmend Zajmin nga Universitetit dhe Grupit Organizativ qe zgjaten nga ora 08:00 e mengjesit deri afer ores 12:00 do te inkuadrohen edhe shum studentë me diskutime te tyre duke mbeshtetë kerkesat e studentve dhe duke kerkuar llogari e pergjegjësi nga struktura politike te Kosoves per gjendjen ne te cilen ndodhej Kosova.
Ne diskutim me keto struktura politike pos Ali Lajçit do te inkuadrohen edhe disa student tjerë si Nezir Mehmeti, Hamdi Hajdini, Mehmet Balaj, Dude Kelmendi etj.
Duhet per te permendur qendrimin politik qe atë ditë mbajti Prof. Gazmend Zajmi i cili tha tekstualishtë duke iu drejtuar Ali Lajçit: “Te gjitha kerkesat e juaja politike e ekonomike te parashtruara ketu janë dhe mund te zgjidhen ne suazat e korrnizes kushtetuese por unë kaq mund te bejë, ju vazhdoni”, “Strehim politik askujt nuk mund ti japë unë”.
Duhet cekur se keto bisedime ne mes te studentve dhe udheheqësve te atëhershem te Kosoves do te percillen nga shumë gazetarë te shtypit e te Televizionit te Kosoves si dhe nje Televizion dhe gazetar i Beogradit i cili do te interesohet shumë se çka po ndodhë keshtu qe ai edhe interevistoi disa nga studentet, bile nese nuk gabohem njeri nga interesivstuarit ate ditë ishte edhe Bardhyl Mahmuti, student apo nxënës nga Maqedoni.
Pasi qe udheheqsit politik nuk mbeshteten kerkesat e studentve tani me ishte e qartë se dialogu perfundoj andaj u vendos per te marshuar qe kerkesat tona te behen publike dhe transparente permes demonstrimit per opinionin e mbrendshme dhe te jashtem.
Ne keruam qe kesaj demonstrate ti prij Azem Vllasi dhe u tentua qe ti ipej Flamuri Kombetar por perpjekja qe e kotë sepse nuk pranonte ndersa nga nje grupë i ne studentëve do te goditet pa meshirshem, ndersa e shpetoi nga e keqja me e madhe qe do ti ndodhte studenti Xun Çetaj.
Pastaj Flamurin do ta merrë Ali Lajçi dhe do te prijë demonstrates nga Qendra e Studentve ne drejtim te qytetit duke qenë ne ballë me disa te grupit te tij si Hamdi Hajdini, Syl Mulaj, Riza Demaj etj., por forcat policore kishin bllokuar rruget dhe depertimi ishte i pa mundur.
Pastaj e bemë edhe nje perpjekje per te depertuar nga drejtimi i Ulpianes por hasem ne grumbuj policesh e ushtaresh te armatosur dhe pas perleshjes me ta u detyruam te kthehemi ne Qedren te Studentve.
Grumbuj me te vegjel demonstruesish do te arrijnë te depertojnë ne qytet ne oret e pasdrekes e atyre do tu bashkangjiten nxënsit e shkollave te mesme dhe kjo pasi qe kishte kaluar Stafeta e Titos e cila ate ditë kalonte nga Prishtina per ne qytete tjera te Kosove.
Pjesa me e madhe e studentve do te mbetemi te bllokuar nga polica ne Qendren e Studentve deri ne oret e vona te pasdrekes kur policia nderhyri me dhunë te pa parë dhe me gaz lotsjelles per te shpernarë studentet keshtu qe nje pjesë e studentve ne mesin e cilve edhe Ali Lajçi se bashku me disa te grupit organisativ do te futen neper konvikte te cilet do te arrestohen e do te turturohen ne menyrën më barbare ndersa nje pjesë e madhë do te arrijmë te largohemi ne pjeset tjera te qyteti.
Deri ne oret te vona te pasdrekes do te behet njefar negocimi me udheheqsit policor me qellim qe te lejohet marshuta ne drejtim te qytetit por nuk do te pranojnë. Ata kishin patur qellim qe te na vonojn deri sa te largohet stafeta dhe deligacionet e ndryshme te cilat ate ditë kishin qenë ne Prishtinë.
Keshtu mundë te themi lirisht se perfunoj Demonstrata e 26 Marsit ne te cilen u parashtrua kerkesa Kosova Republikë e cila kerkesë ne vitet ne vazhdim do te behet motiv i terë veprimtarisë ne Kosovën e robruarë.

Ne Demonstraten e 1, 2 dhe 3 Prillit unë nuk do te marr pjesë sepse do te arrestohem me 29 Mars te Vitit 1981.
Unë se bashku me Nezir Mehmetaj nga Zbllaqi i Istogut dhe Naser Berisha nga Klina do te jemi te burgosurit e parë ne Burgun e Pejes ne Rrafshin e Dukagjinit per ngjarjet e Prishtinës. Mua puntoret e SPB te Pejës dhe te Prishtinës do te me akuzojnë për pjesmarje dhe organizim te Demonstratave ne Prishtinë.
Ndersa akuza me e rende e per te cilen jam turturuar shumë ishte, siç me shkruante ne vendimin qe me sollen ata te UDB-se, se kisha kryer vrasjen e nje polici naten e 11 Marsit 1981 afer Menzes e Studentve.
Unë nuk isha ai qe kisha shtier mbi policet por vertet e dija personin i cili kishte qelluar mbi keta policë pasiqe ata tentuan te arrestojnë nje grup te vajzave te cilat po iknin pas perleshjes me policinë. Por ishte Ibrahim Nikçi i cili kishte shtierë me revole ne djrejtim te policve, mirë po organet e hetuesis nuk kishin informacione te sakta se cili ishte ai dhe si duket akuza behej nga donje deklarat e ndonjerit i cili kishte parë personat afer kesaj ngjarje.
Me turturuan per shtatë ditë por nuk zbuluan asgje sepse nata e 11 Marsit i kishte zenë te pa pergaditur andaj edhe u mungonin fotografitë, ndersa per daten 26 Marsit kishin fotografi te mjaftueshme per çdo gje. Ky akt nuk u zbulua kurrë ndersa mua ne vazhdimësi gjatë arrestimeve ne vitet e ardhshme qe me janë berë me kanë turturuar per ketë rastë dhe per rrembimin e nje pushke gjysmeautomatike te cilen ua rrembymë policisë tek Halla Sportive 25 Maji se bashku me Bedri Deliun, Islam Vishin, Unë, Sadulla Duraku nga Kumanova, e cila pushkë nuk u zbula kurrë se ku mbeti dhe kush ishin ata qe e rrembyen.

Demonstrata e 1, 2, dhe e 3 Prillit duhet thenë se ishte gjithë popullore sepse ne ketë demonstrat marin pjesë studentë, puntorë, nxënësë, fshatarë, burra e gra, pleq e te rinjë ndersa ne ballë do te vihen udheqsit e Organizates Ilegale, ata te OMLK, e mases së gjerë ne Shehin e Prishtines me megafon do tu drejtohet njeri nder ta, Hydajet Hyseni i cili do te deklaroj para mases se gjerë popullore duke ua berë te qartë te gjithë udhëheqsve kuisling te Kosoves dhe kreut jugosllav se populli shqiptarë nga sot do te vazhdoi luften edhe me fuqishem ne djrejtim per te realizuar Republiken e Kosoves dhe keshtu te barazohet me popujt tjerë ne Jugosllavi edhe pse kjo do te ishte nje pjesë e realizimit te aspiratave te tyre.
Kjo kerkesë dhe ky gjakim ne vitet që do të vinjë do te behet synim per te cilen do të arrestohen, turturohen, denohen edhe do te vriten qindra e mijra te rinjë e te reja, puntorë e fshatarë, intelektualë e nxënësë dhe kjo do te vazhdoj pa u ndalur deri sa situata behet e padurushme e Serbia do te vazhdoj me dhunë e teror duke zbatuar politik segregacioni duke mbyllurë te gjitha fakultet dhe shkollat per studentet dhe nxënësit shqiptarë por edhe duke larguar nga puna te gjithë puntoret shqiptarë me te vetmin qellim per te nenshtruar popullin tonë te cilit më nuk i kishte mbetur asgje perveq te rrembente armët dhe te fillonte luften per liri e te cilen do ta bejë UÇK-ja e cila me luften e saj heroike do ta shporrë Serbinë nje herë e pergjithmonë nga Kosova! Lavdi te rënëve per liri e bashkim kombëtar !

Zvicer, 11 Prill 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka përfunduar nën kthetrat e…