Prej fillimit të pandemisë e deri më sot, në Kosovë vdiqën 410 persona
18 gusht 2020
| 08:49
410 persona kanë humbur jetën deri më tash si pasojë e koronavirusit në Kosovë, që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars. Vetëm gjatë ditës së fundit nëntë persona ndërruan jetë pasi ishin infektuar me Covid-19.
Por, lajmi i mirë qëndron në numrin në rritje të të shëruarve.
152 të infektuar u shëruan sipas raportit të së hënës të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për të arritur në 7.343 të shëruar nga virusi Covid-19.
3 792 raste janë aktive, shumica prej tyre janë të izoluar në shtëpi, ndërsa një pjesë me gjendje jostabile shëndetësore janë të hospitalizuar.


