Premi për lojtarët e Polonisë para duelit me Shqipërinë
12 mars 2026
| 12:58
Kombëtarja polake do të garojë për kualifikimin në Kupën e Botës 2026 në mars. Polonia e mirëpret Shqipërinë më 26 mars nga ora 20:45.
Tashmë, ekipi polak është nxitur me premi të mëdha para duelit me Shqipërinë në “play-off” të Botërorit.
Nëse Polonia avancon në Kupën e Botës, lojtarët e ekipit kombëtar do të marrin një bonus shumë të madh nga Shoqata Polake e Futbollit (PZPN) – afërsisht 40 për qind të 10.5 milionë dollarëve (rreth 4 milionë euro) të garantuar që FIFA do t’u paguajë pjesëmarrësve në fazën e grupeve të Kupës së Botës, ka thënë Mateusz Ligeza, një gazetar nga “Radio Zet”. Fituesi i duelit Poloni-Shqipëri do të luajë në finalen jashtë fushe kundër Suedisë ose Ukrainës.



