Premier Liga rikthehet me ndeshjen Liverpool – Bournemouth

15 gusht 2025 | 10:40

Pas një vere të mbushur me merkato, përgatitje dhe pritje të zjarrtë nga tifozët, Premierliga angleze rikthehet këtë fundjavë me sezonin e ri 2025/26.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet në “Anfield”, aty ku Liverpooli do të përballet me Bournemouthin, në një duel që pritet të sjellë emocion dhe intensitet që në javën e parë.

“Reds” do të synojnë mbrojtjen e titullit të kampionit, pas një sezoni fantastik.

Me përforcimet e shumta dhe me një mungesë të madhe – Diogo Jotan i cili vdiq tragjikisht disa javë më parë do t’i mbledhin forcat për ta zhvilluar një sezon tjetër madhështor

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësitet policore të stacionit të Fushë - Kosovës, sot rreth…