Presidenca i përgjigjet OVLUÇK-së: EULEX-i dhe Gjykata Speciale janë të ndara, mandatin e Speciales mund ta vazhdojë vetëm Kuvendi

10 qershor 2025 | 17:03

Zgjatja e mandatit të EULEX-it nga Bashkimi Evropian (BE) ka nxitur diskutime në Kosovë. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë drejtuar kritika në adresë të presidentes Vjosa Osmani me pretendimin se ajo është pajtuar për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe Gjykatës Speciale.

Vetë OVLUÇK-ja ka publikuar përgjigjen që kanë marrë nga zyra e presidentes Vjosa Osmani lidhur me këtë çështje. Ekipi ligjor i presidencës ia ka sqaruar OVLUÇK-së se vendimi për zgjatjen e mandatit të EULEX-it është marrë nga Këshilli i BE-së dhe se ende s’ka pasur ndonjë shkëmbim letrash me presidentes dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për mandatin e EULEX-it.

Presidenca në këtë përgjigje ka thënë se deklarimet që presidentja Osmani ia ka zgjatur mandatin e Gjykatës Speciale janë propagandë, meqë një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm Kuvendi i Kosovës.

“Nëse keni nevojë për sqarime shtesë, si gjithmonë jemi të gatshëm të takohemi. Megjithatë, ju sigurojmë se deklarimet se kinse Presidentja ka vazhduar mandatin e Gjykatës Speciale janë shpifje dhe propagandë. Sipas Kushtetutës sonë, mandatin e Gjykatës Speciale mund ta ndryshojë, vazhdojë apo ndërpresë vetëm Kuvendi i Kosovës, institucioni që e ka krijuar këtë gjykatë përmes një amendamenti kushtetues të votuar me 2/3 e votave. Presidentja nuk ka nënshkruar asnjë dokument që ka të bëjë me vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale”.

“Gjatë mandatit të saj si presidente, ajo ka mbrojtur gjithnjë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të drejtat e veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve të UÇK-së dhe këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen”, është thënë në përgjigjen e Presidencës, drejtuar OVLUÇK-së.

Ndaj kësaj letre, OVLUÇK-ja është përgjigjur përmes një postimi publik në faqen e tyre në “Facebook”, duke e konsideruar qëndrimin e Presidencës për këtë temë si “konfuzion politik”.

Postimi i plotë i OVLUÇK-së:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po e promovon bukurinë…